Shefi i BE-së në Kosovë kërkon ndryshime në Ligjin për Zgjedhjet, fton qytetarët të votojnë

14 nëntor 2021 | 12:50

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se është e nevojshme që Kosova të bëjë ndryshime në Ligjin për Zgjedhjet.

Më tutje, Szunyogu ka thënë se raporti i përgjithshëm i BE-së për zgjedhjet në Kosovë, pritet të publikohet vitin e ardhshëm.

“BE-ja ka ekipet vëzhguese edhe për këtë raund, kemi dhjetëra vëzhgues afat gjatë dhe për kohë të shkurtë. Raporti i tyre do të publikohet të martën, dhe po presim që vitin e ardhshëm do të jetë i gatshëm edhe raporti i përgjithshëm i zgjedhjeve. Dua të theksoj nevojën për ndryshimin e ligjit për zgjedhje, janë vënë në pah disa probleme si për zgjedhje parlamentare si për ato lokale, mendoj se kjo duhet të shihet si prioritete nga Qeveria e Kuvendi. Ka pasur rekomandime të ndryshme që nga viti 2017, 2019 dhe 2021. Jam i sigurt se do të ketë rekomandime tjera. Është koha për Kosovën t’i adresojë dobësitë që ka në legjislacion”, ka thënë Szunyogu, pas vizitës në vendvotimin në Fakultetin Filologjik, ku është shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në raundin e dytë.

“Gjithçka po doket që është duke shkuar mirë, njerëzit në vendvotime janë të trajnuar dhe janë duke e bërë punën profesional. Gjithçka është duke shkuar shumë mirë, dhe jam i impresionuar. E vërejtja që pjesëmarrja është më pak se në raundin e parë, shpresoj që njerëzit të marrin pjesë më shumë, se është mundësi për qytetarët për të ndikuar në komunën e tyre. I bëjë thirrje qytetarëve që të votojnë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Beatrix e ka nisur mëngjesin duke bërë disa biseda të…