
Shefi i BE-së në Kosovë mirëpret emërimin e Ajetit në krye të AKI-së
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i lumtur pas emërimit të drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti.
“I kënaqur tek shoh që një i diplomuar në programin e bursave të BE-së ‘Young Sell Schem’ është emëruar drejtor i AKI-së. Të diplomuarit në ‘Young Sell Scheme’ kanë potencial të madh. Jam i lumtur që ata kontribuojnë në kapacitetet institucionale të Kosovës”, ka shkruar Szunyog në “Twitter”.
Pleased to see that one of EU Young Cell Scheme graduates has been appointed Director of the Kosovo Intelligence Agency. Young Cell Scheme graduates have a great potential; happy that they contribute directly to Kosovo’s institutional capacities.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) April 15, 2021
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë emëruar të enjten Petrit Ajetin drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Ky emërim është bërë në përputhje me kompetencat kushtetuese të presidentes dhe kryeministrit të Kosovës.