Shefi i BE-së në Kosovë mirëpret vendimin e qeverisë për manastirin e Deçanit

13 mars 2024 | 13:12

Shefi i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me Manastirin e Deçanit.

Szunyogu ka thënë se ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së.

“Një ditë e mirë për sundimin e ligjit në Kosovë! Zbatimi i shumëpritur i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për çështjen e Manastirit të Deçanit & regjistrimi i tokës së manastirit më në fund bëhet realitet”.

“BE-ja bazohet në sundimin e ligjit. Ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Vendimi i sotëm është një hap i mirëpritur, i cili tregon përkushtimin e Kosovës”, ka shkruar Tomas Szunyog në platformën “X”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Lazios ka konfirmuar se Maurizio Sarri ka dhënë…