Shefi i BE-së në Kosovë shpreh ‘keqardhje’ që s’shkuan në takim me ambasadorin amerikan dy kryetarët e LV-së
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropiane (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur pas takimit të sotëm që është mbajtur në objektin e BE-së në Prishtinë.
Ai ka thënë që ka qenë i lumtur që ka pritur ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier dhe kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut.
Po ashtu, Szunyogu ka shfaqur keqardhje që kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut nuk i shkuan në takim.
Sipas asaj që ka thënë shefi i BE-së në Kosovë, kryetarëve iu është kërkuar që të “shfaqin përmbajtje dhe të mos lëshohen në veprime që mund ta përshkallëzojnë më tej situatën”.
🧵Happy to host @USAmbKosovo and the newly elected mayors of Zvecan/Zveqan, Mr Ilir Peci, and Zubin Potok, Mr Izmir Zeqiri in our office today, with whom we discussed the current developments in northern 🇽🇰Kosovo.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) May 29, 2023