Shefi i BE-së në Kosovë takohet me Krasniqin, bisedojnë për reformën zgjedhore
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim shefin e zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog.
Në këtë takim, Szunyogu ka uruar Krasniqin për zgjedhjen e tij në krye të PDK-së.
Po ashtu, Szunyogu ka bërë me dije se me Krasniqin kanë diskutuar për nevojën e reformës zgjedhore.
“Urova kryetarin e ri të PDK-së, Memli Krasniqi për pozitën e tij të re. Diskutova me të përgatitjet për zgjedhje lokale dhe nevojë për reformë zgjedhore. Ramë dakord për përpjekjet e përbashkëta për avancimin e Kosovës në agjendën e saj të integrimit evropian”, ka shkruar Szunyog në llogarinë e vet në “Twitter”.
Congratulated the new PDK Chairman @MemliKrasniqi in his new position. Discussed with him the preparations for municipal elections and the need 4 electoral reform. Agreed on common efforts on advancing Kosovo in its #European integration agenda. pic.twitter.com/pZa0Gd0fcl
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) July 16, 2021