Shefi i BE-së në Kosovë takohet me kryetarin e KQZ-së, diskutojnë për peticionin në veri

23 janar 2024 | 15:27

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka qëndruar për vizitë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku është pritur në takim nga kryetari i këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi.

Szunyog ka njoftuar se në këtë takim është biseduar për çështjen e shkarkimit të kryetarëve të komunave në veri.

Ai e ka përgëzuar Radoniqin për përgjigjen e shpejt ndaj kërkesave të grupeve nismëtare për peticionet dhe ka treguar se është interesuar për hapat e radhës dhe për përgatitjet e brendshme të KQZ-së nëse kalohet pragu i 20 për qind.

“Diskutuam procesin e tërheqjes së kryebashkiakëve në komunat veriore me kryesuesin e KQZ-së. Ndërsa e përgëzova për përgjigjen e shpejtë ndaj kërkesave të Grupeve Nismëtare, u interesova për hapat e ardhshëm dhe përgatitjet e brendshme të KQZ-së për votën e tërheqjes nëse kalohet pragu i 20 për qind”, ka shkruar Szunyogu në platformën “X”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e…