Shefi i BE-së në Kosovë takohet me ministrin Peci, diskutojnë për bujqësinë dhe zhvillimin rural

16 dhjetor 2024 | 12:26

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Aivo Orav, e ka nisur javën me një takim me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin.

Orav ka shkruar në platformën “X” se me Pecin ka shkëmbyer mendime mbi bujqësinë dhe zhvillimin rural.

“Fillova javën me një takim me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci. Kemi shkëmbyer mendime mbi bujqësinë, zhvillimin rural, sigurinë ushqimore dhe politikat veterinare dhe fitosanitare – fusha që janë të rëndësishme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Orav.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, në…