Shefi i BE-së në Kosovë takohet me prokuroren e ZPS-së
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka pritur në takim prokuroren e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë, Kimberly West.
Orav ka shkruar në platformën “X” se ka theksuar rolin e rëndësishëm të zyrës së saj.
“Mirëprita prokuroren e Specializuar, Kimberly West, e cila vizitoi Kosovën. Theksova rolin e rëndësishëm të Zyrës së saj në sigurimin e llogaridhënies për krime serioze dhe se BE në Kosovë në koordinim me EULEX do të vazhdojnë mbështetjen për mbatatin e saj”, ka shkruar ai.
I welcomed on Monday Specialist Prosecutor Kimberly West, who visited #Kosovo.
I highlighted the important role of her Office in ensuring accountability for serious crimes and emphasized that @EUKosovo, in coordination with @EULEXKosovo, will continue to support its mandate. pic.twitter.com/GrJVbB4gns
— Aivo Orav (@AivoOrav) October 23, 2024