Shefi i BE-së në Kosovë vlerëson pjesëmarrjen dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Podujevë e Mitrovicë të Veriut
29 nëntor 2020
| 23:17
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se i vlerëson votuesit në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut të cilët me gjithë kufizimet për shkak të COVID-19, kanë dalur që të votojnë ditën e zgjedhjeve.
Ai përmes “Twitter”-it ka lavdëruar edhe punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Szunyog tha e përfshirja e qytetarëve është e rëndësishme për demokracinë. “I vlerësoj votuesit që morën pjesë në Podujevë dhe Mitrovicën Veriore në ditën e zgjedhjeve, edhe pse pati kufizime për shkak të COVID-19. Përfshirja aktive e qytetarëve është e rëndësishme për një proces të besueshëm zgjedhor dhe demokracinë. Punë e mirë është bërë edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, shkruan ai.