![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/A03C99E1-8DD4-4922-B324-C990431E8067.jpeg)
Shefi i BE-së në Kosovë voton për zgjedhjet e përgjithshme të Çekisë
09 tetor 2021
| 22:09
Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka votuar për zgjedhjet e përgjithshme të Çekisë.
Ai ka votuar në objektin e Ambasadës së Çekisë në Kosovë gjatë ditës së djeshme, transmeton Klankosova.tv.
“Ambasadori i BE -së në Kosovë, Tomas Szunyog, gjithashtu votoi në zgjedhjet për Deputetët e Parlamentit të Republikës Çeke në Ambasadën e Republikës Çeke në Prishtinë në ditën e parë të zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Çekisë në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.
Szunyog është me prejardhje nga shteti çek dhe për këtë arsye ka marrë pjesë në zgjedhje.