Shefi i bektashive në Turqi i del kundër Edi Ramës: Nuk dëshirojmë fe të kontrolluar nga shteti
26 shtator 2024
| 11:12
“BBC”-ja në gjuhën turke i ka kushtuar një shkrim të gjatë idesë së Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, për themelimin e një shteti bektashi.
Për “BBC”-së në Turqi ka folur edhe Ozgur Kaplan, sekretari i përgjithshëm i Federatës Alevi-Bektashi.
Në përgjigjën e tij, Kaplan ka treguar se kjo federatë është kundër idesë së një shteti bektashi.
“Ne nuk dëshirojmë një fe të kontrolluar nga shteti askund në botë. Nuk ndryshonëndonjë gjë fakti që është Shqipëria. Në përgjithësi, jemi kundër një situate të tillë”, ka thënë ai.