Shefi i deputetëve të LDK-së shërohet nga koronavirusi

17 korrik 2020 | 14:40

Arben Gashi, shef i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka bërë me dije se është shëruar nga Covid-19.

Me këtë rast, Gashi ka falënderuar të gjithë ata që kanë treguar kujdes ndaj tij gjatë kohës sa është përballur me koronavirusin, raporton “Epoka e re”.

“Të nderuar miq, pas një periudhe të përballjes me virusin Covid-19, mund të konfirmoi se tashmë e kam kaluar këtë sfidë. Ju falënderoj shumë për kujdesin e treguar ndaj meje dhe familjes time. Kujdesuni për vete dhe të tjerët, veproni sigurt, ruajeni shëndetin! Faleminderit!”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të…