Shefi i deputetëve të PDK-së shërohet nga Covid-19
08 nëntor 2020
| 14:46
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është shëruar nga koronavirusi.
Lajmin për shërimin e tij e ka bërë të ditur vajza e Hamzës, Doruntina, me anë të një postimi në llogarinë e vet “Facebook”.
“Me kënaqësi ju njoftoj se pas ritestimit për Covid-19 babi ka dalë negativ. Ju faleminderit prej zemrës për gjithë kujdesin e fjalët e mira gjatë gjithë kohës”, ka shkruar ajo.