Shefi i diplomacisë gjermane mbërrin në Prishtinë

22 prill 2021 | 15:19

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka arritur të enjten në Kosovë.

Ai tashmë ka arritur në presidencë, ku është pritur nga shefja e shtetit, Vjosa Osmani.

Përveç presidentes Osmani, diplomati gjerman do të takohet edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Vizita e shefit të diplomacisë gjermane vjen pas raportimeve mediale në rajonin e Ballkanit Perëndimor lidhur me mundësinë e ndryshimit të kufijve në mes të shteteve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionati në NBA po zhvillohet normalisht, por kontrollet anti-Covid zhvillohen…