Shefi i diplomacisë kroate inkurajon pesë vendet e BE-së ta njohin Kosovën

16 qershor 2021 | 17:14

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ka inkurajuar Spanjën, Greqinë, Sllovakinë, Qipron dhe Rumaninë që ta njohin pavarësinë  e Kosovës.

“Kroacia inkurajon pesë anëtarët e tjerë të BE-së të njohin Kosovën, sepse kjo do të kontribuonte në stabilizimin e rajonit dhe vetë Kosovës”, ka thënë Radman në konferencën ndërkombëtare GLOBSEC në Bratislavë, në të cilën do të diskutohet situata në Ballkanin Perëndimor.

Kryediplomati kroat ka deklaruar se respektimi i integritetit territorial të shteteve është thelbësor për stabilitetin e rajonit. “Integriteti territorial i shteteve të Ballkanit duhet të ruhet dhe respektohet, domethënë pa i ridefinuar kufijtë, siç kemi dëgjuar muajt e fundit, kur qarkulluan disa ‘non paper’ famoze, të cilat ishin orientuar në atë drejtim”, ka deklaruar Radman.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga ora 18:00 zhvillohet ndeshja e radhës në Kampionatin Evropian…