Shefi i EULEX-it dhe komandanti i KFOR-it vizitojnë veriun

19 nëntor 2022 | 18:11

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se ishte për një shëtitje përgjatë lumit Ibër në Mitrovicë bashkë me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

Wigemark tha se pas shëtitjes pinë një kafe të këndshme në Mitrovicën e Veriut.

“EULEX-i dhe KFOR-i janë të sinkronizuar në rolet tona përkatëse të reaguesit të sigurisë në Kosovë”, ka shkruar Wigemark.

Kujtojmë se sot gjatë ditës trupat të EULEX-it janë parë në veri të vendit duke patrulluar, pasi atje tashmë kanë dhënë dorëheqje pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për disa…