Shefi i EULEX-it i shkon në zyre kryeministrit, ja për çfarë biseduan

15 qershor 2020 | 17:40

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Në këtë takim, kryeministri Hoti e ka njoftuar Wigemark për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, menaxhimin e pandemisë Covid-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit si dhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hoti ka theksuar se Qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim në avancimin e rendit dhe të ligjit në vend, mbështetjen e institucioneve të sigurisë si dhe aspekte tjera që ndërlidhen me fushën e integrimit evropian dhe euroatlantik, raporton “Epoka e re”.

Po ashtu, Hoti ka theksuar se bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe misionit të EULEX-it, do të jetë në suaza të forcimit të shtetit të së drejtës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instagram është rrjeti social më i përdorur dhe për këtë…