Shefi i EULEX-it, i shqetësuar me rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje në Kosovë
EULEX-i ka prezantuar raportin për ndikimin e Covid-19 në sundimin e ligjit në Kosovë.
Shefi i EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark, ka lavdëruar institucionet gjyqësore në vend që kanë arritur që të menaxhojnë mirë me pandeminë.
Mirëpo, ai është shprehur i shqetësuar me rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje, sidomos gjatë kohës kur vendi po përballet me pandeminë.
“Kur kam arritur në Kosovë nuk do të më kishte shkuar ndër mend se sot do të prezantojë para juve ndikimet e pandemisë në sistemin gjyqësor në Kosovë. Shtrirja e pandeminë na ka befasuar të gjithëve, por jam i befasuar se si institucionet e Kosovës janë ambientuar dhe me këtë situatë duke e trajtuar pandeminë me seriozitet”.
“Motoja jonë ka qenë për shumë vite ‘partneriteti për drejtësi’ ky raport synon ndihmën për gjetjen e disa prej sfidave të paraqitura për shkak të pandemisë. Jam i lumtur që EULEX-i ka qenë krah për krah me juve. Ky raport fokusohet në fushat e sundimit të ligjit. Fushëveprimi i këtij raporti është fokusuat në çështjet kryesore kundër pandemisë dhe të ngjarjeve të ngjashme që mund të paraqiten në botën e ndërlikuar sot”.
“Rritja e numrit të rasteve të dhunës është problem i madh veçanërisht gjatë kohës së mbylljes. Planifikojmë të bëjmë një analizë të detajuar”, ka thënë ai, shkruan “EO”.
Ndërsa Nita Shala, zëvendësministre e Drejtësisë, ka thënë se rekomandimet e dhëna në raportin e publikuar nga EULEX-i janë konkretet dhe të zbatueshme. Madje, ajo ka falënderuar EULEX-in për ndihmën e vazhdueshme.