![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/Lars-Gunnar-Wigemark-850x478-1.jpg)
Shefi i EULEX-it: Me veprimet karshi Ukrainës, Kosova po dëshmon se e ka vendin në BE
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka nisur të martën 10 automjete me ndihma humanitare për në Ukrainë.
Me këtë rast, shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se ndihet krenar me stafin për solidaritetin me Ukrainën.
“Secila prej automjeteve është e mbushur me ndihma humanitare, që janë mbledhur e paguar nga stafi ndërkombëtar e lokal që punojnë në EULEX Kosova. Unë jam krenar për stafin dhe iniciativën e tyre për të bërë një praktikë solidariteti me Ukrainën. Ky donacion është vetëm një pjesë e jona për vëllezërit e motrat në Ukrainë”, ka thënë Wigemark.
Më tutje, ai ka thënë se qytetarët e Kosovës e kuptojnë shumë mirë gjendjen nëpër të cilën është duke kaluar Ukraina, pasi edhe vetë ishin ballafaquar me agresion. Në këtë kontekst, ai ka thënë se me veprimet që ka ndërmarrë Kosova ndaj Ukrainës është duke e dëshmuar se e ka vendin në BE.
“Normalisht që kosovarët e kuptojnë mjaft mirë se çka është të bëhesh refugjat dhe të ballafaqohesh me agresionin. Solidariteti i Kosovës përball Ukrainës është i dukshëm në shumë mënyra, si gazetarët në programin e qëndrimit në Kosovë, dhe Kosova ka harmonizuar me të gjitha qëndrimet e politikës së sigurisë së përbashkët të Bashkimit Evropian janë që edhe Kosova të marrë pjesë në të ardhmen në misione dhe përmes këtyre veprimeve Kosova po e dëshmon se ku e ka vendin”, ka thënë Wigemark.