Shefi i EULEX-it për sulmet në veri: Po monitorojmë situatën me policinë dhe KFOR-in
07 dhjetor 2022
| 11:26
Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka reaguar sërish për sulmet e ditës së djeshme në veri të Kosovës, duke thënë se të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur.
Wigemarku ka bërë me dije r se EULEX-i është duke monitoruar situatën bashkë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.
“Të shqetësuar për incidentet e djeshme në veri të Kosovës. Çdo protestë duhet të jetë paqësore dhe të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur. EULEX-i do të vazhdojë të monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, ka shkruar Wigemarku në “Twitter”.