
Shefi i EULEX-it: Sundimi i ligjit duhet të jetë i të gjithëve
05 gusht 2020
| 13:45
Shefi i Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, është deklaruar rreth sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se sundimi i ligjit duhet të ndërtohet nga poshtë dhe të jetë i të gjithëve, jo vetëm i disave.
“Sundimi i ligjit duhet të ndërtohet nga poshtë dhe të jetë i të gjithëve, jo vetëm i disa prej tyre. Krenar për punën tonë me organizatën e shoqërisë civile IKD, për angazhimin e qytetarëve të zakonshëm të Kosovës si ‘monitorues’ të gjyqësorit të Kosovës”, ka shkruar Wigemark.