Shefi i EULEX-it tregon që stafi i këtij misioni kur hyjnë në Kosovë nuk rrinë në konvikt, por në karantinat e tyre

28 prill 2020 | 19:07

Shefi i EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Twitter” ka treguar se stafi i Eulexit në momentin që hyjnë në Kosovë nuk rrinë në konvikt por në karantinat e tyre.

“Sa për dijeni, i gjithë stafi i EULEX-it kur kthehen në Kosovë, qëndrojnë 14 ditë në karantinë. Ne e kemi praktikuar këtë zakon prej fundi të muajit shkurt”, ka shkruar Wigemark.

Tutje, ai tregoi se 31 oficerë polakë që janë kthyer javën e kaluar në Kosovë, aktualisht janë në karantinë në kampin e tyre.

“Për shembull, 31 oficerë policie polake, që janë kthyer në Kosovë javën e fundit, aktualisht janë në karantinë në kampin e tyre”, ka thënë Wigemark.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Lisen Bashkurti Me këto që po lexojmë dhe shohim…