Shefi i EULEX-it viziton veriun, thotë se njerëzit atje janë të frikësuar
Shefi i Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars Gunnar Wigermark, ka bërë me dije se ka vizituar Mitrovicën e Veriut, ku ka takuar përfaqësues politikë, të shoqërisë civile si dhe njësinë policore të EULEX-it.
Pas kësaj, Wigermarku ka thënë se situata në veri të vendit është shumë e brishtë dhe banorët serbë në këtë pjesë të Kosovës janë të “frikësuar”.
“Pas takimeve që kam pasur sot në Mitrovicën e Veriut me liderët politikë, shoqërinë civile dhe njësinë e formuar policore të EULEX-it, është e qartë se gjendja e sigurisë është shumë e brishtë dhe se njerëzit vendas janë të frikësuar. EULEX-i do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të gjithë duhet të tregojnë përmbajtje maksimale”, ka shkruar shefi i EULEX-it në “Twitter”.
Following meetings I had today in North Mitrovica with political leaders, civil society and EULEX Formed Police Unit 👮♀️ it is clear the security situation is very fragile and local people are afraid. @EULEXKosovo will continue to monitor and everyone must show maximum restraint. pic.twitter.com/tHOHf1JAa1
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) November 15, 2022