Shefi i FBI-së: Rusët janë të vendosur të ndërhyjnë në zgjedhjet amerikane
Rusia është e vendosur të ndërhyjë në zgjedhjet e ShBA-së, pavarësisht sanksioneve dhe përpjekjeve të tjera për të penguar Moskën.
Kështu ka thënë të martën drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Christopher Wray.
“Absolutisht, rusët përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet tona”, ka thënë Wray, gjatë një seance dëgjimore të Komisionit për Gjyqësi të Senatit, raporton “Rel”.
Wray ka dëshmuar në një seancë mbikëqyrëse, një ditë para se Robert Mueller, ish-këshilltar special, të dëshmojë publikisht përpara Kongresit për hetimin e tij dy-vjeçar të ndërhyrjes së Rusisë për të ndikuar në garën presidenciale të 2016-s.
“Gjithçka që kemi bërë kundër Rusisë, a nuk e ka penguar atë mjaftueshëm?”, ka pyetur senatori Lindsey Graham, kryetar i Komitetit të Senatit.
“Pikëpamja ime është se derisa ata të ndalen, nuk janë penguar mjaftueshëm”, ka thënë shefi i FBI-së, Christopher Wray.