Shefi i Ferrarit: Leclerc është i aftë për të luftuar për titullin e kampionit

30 mars 2022 | 16:20

Shefi i skuadrës së Ferrari, Mattia Binotto beson se Charles Leclerc është piloti i duhur për skuadrën e tij.

Leclerc ka bërë një start fenomenal në Formula 1 këtë sezon, duke fituar garën e parë dhe duke përfunduar i dyti në garën e dytë.

Komentet e Binotto për pilotin nga Monaco janë pozitive. Binotto beson se Leclerc vozitë sikur dikush që mund ta fitojë titullin e kampionit botëror në Formula 1.

“Mendoj se ai po dëshmon se është i aftë për të luftuar për titullin e kampionit”, ka thënë Binotto për Leclerc.

“Nuk ka dyshim që ai ka talent, ka kapacitet, është garues i mirë dhe ne jemi të lumtur me atë që ka bërë në dy garat e para”, shtoi shefi i skuadrës së Ferrari.

Charles Leclerc ka pasur dy gara të forta me kampionin në fuqi, Max Verstappen, i cili garon me Red Bull. Duket se gara mes tyre do të jetë e tillë deri në fund të sezonit. Ka vetëm edhe një mundësi; Lewis Hamilton mund t’i shtohet konkurrencës, nëse Mercedes zhbllokojnë W13 e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dardan Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit, njërit prej ish-krerëve të…