Shefi i Ferrarit: Në Abu Dhabi me motivimin e madh për të rikthyer makinën kampione të botës  

02 dhjetor 2024 | 16:00

Gara e fundit zhvilluar në Katar e la ende të hapur emrin e skuadrës kampione në Formula 1 për këtë sezon. Tashmë McLaren ka 21 pikë avantazh ndaj Ferrari dhe gjithçka do të vendoset pas 6 ditësh në Abu Dhabi.

Drejtuesit e “kokëkuqes” janë të kënaqur me garën, duke qenë se ngushtuan disi diferencën me McLaren.

“Morëm më shumë pikë se McLaren dhe jemi ende në garë për titullin kampion të konstruktorëve”, tha Frederic Vasseur, shefi i Ferrari.

“Edhe Leclerc gjithashtu në garë për vendin e dytë për pilotë, ndaj Abu Dhabi është vendimtare për ne. Në përgjithësi, gara e fundit na dhuroi një rezultat pozitiv. Megjithatë, gara tjetër duhet të jetë edhe më e mirë për ne”, shtoi Vasseur.

Duke folur për garën e fundit sezonale, shefi i “kokëkuqes” shtoi: “Në letër ndoshta jemi në një pozicion më të mirë për shkak të faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë temperaturat dhe dizajnin e pistës. Megjithatë, kjo nuk rezulton gjithmonë e vërtetë”.

“Gjithçka do të varet nga menaxhimi i gomave sepse diferencat midis makinave janë vërtet të vogla. Ne do të duhet të bëjmë punën tonë dhe t’i bashkojmë të gjitha për fitore. Ne po shkojmë në Abu Dhabi me një motivim të madh”, tha Vaseur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Deklaratat e ministres së Arsimit, Vesna Janevska, janë fyerje e…