Shefi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë viziton Prekazin (foto)
25 tetor 2022
| 15:58
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneralbrigade Arben Kingji, vizituan sot Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Ata bënë nderime pranë varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe Jasharajve heroikë.