Shefi i GP të AAK-së: Kurti t’i çortojë ministrat e vet
01 nëntor 2022
| 23:36
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë Kurti për mospunë.
Ai në Kanal10 ka theksuar se Kurti duhet të merret me ministrat e vet, për t’i çortuar për mospunë.
“Kurti t’i çortojë ministrat e vet”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka pohuar se kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, duke shtuar se qytetarët ia kanë dhënë besimin në premtimet që ka bërë.