Shefi i inteligjencës franceze pushohet nga puna për mosparashikim të pushtimit rus

31 mars 2022 | 08:29

Drejtori i inteligjencës ushtarake franceze, gjenerali Éric Vidaud, do të shkarkohet nga posti i tij për mospërfillje të mundësisë së pushtimit të Rusisë në Ukrainë, njoftuan mediat franceze të enjten, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Duke cituar një burim të brendshëm në Ministrinë e Forcave të Armatosura, media lokale “l’Opinion” tha se gjenerali Vidaud u shkarkua për shkak të “informacioneve të pamjaftueshme”.

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Francës, Thierry Burkhard, pranoi në një intervistë për gazetën “Le Monde” se shkarkimi erdhi kur shërbimet e inteligjencës franceze – përfshirë Vidaud – kuptuan se kishin bërë një analizë të gabuar të kërcënimit rus në Ukrainë, që binte ndesh me vlerësimin e ShBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Masakra në fshatin Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një…