Shefi i inteligjencës i Ukrainës zbulon si vdiq Navalny
Shefi i inteligjencës i Ukrainës, Kyrylo Budanov, thotë se është “pak a shumë e konfirmuar” se Alexei Navalny vdiq nga shkaqe natyrore, veçanërisht nga një mpiksje gjaku.
Ky shkak i vdekjes është raportuar më parë nga mediet e kontrolluara nga shteti rus, shkruan SkyNews.
Duke folur në margjinat e forumit të vitit 2024 të së dielës në Kiev, Budanov thuhet se ishte dakord me këtë vlerësim.
“Unë mund t’ju zhgënjej, por ajo që dimë është se ai me të vërtetë vdiq nga një mpiksje gjaku. Dhe kjo është pak a shumë e konfirmuar”, tha ai.
Shumë kanë fajësuar presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e liderit të opozitës në një koloni penale të Arktikut, me thirrjet në rritje për një hetim të pavarur.
Gjatë një konference për shtyp më herët sot, Volodymyr Zelenskyy vazhdoi të shprehë të njëjtën ndjenjë, duke thënë se Navalny ishte “vrarë”.