Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase: Nga mesi i gushtit do të rikthejmë Donbasin dhe Krimenë
Nga mesi i gushtit lufta në Ukrainë do të arrijë një pikë kthese. Kështu deklaroi kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase Kirilo Budanov në një intervistë për “Sky News”. Sipas tij, shumica e aksioneve luftarake aktive do të përfundojnë deri në fund të vitit.
Ai është optimist se Ukraina do të rikthejë të gjitha territoret e humbura, përfshirë Donbasin dhe Krimenë. Sipas gjeneralit ukrainas, presidenti rus Vladimir Putin është në një gjendje të keqe psikologjike dhe fizike, dhe thotë se është shumë i sëmurë, dhe një nga sëmundjet e Putinit, sipas Budanovit – është kanceri.
“Ne kemi thënë prej kohësh se ushtria ruse, të cilën Rusia po përpiqet ta promovojë në video të ndryshme stërvitore, nuk ekziston. Është një turmë njerëzish me armë. Kjo është gjithçka që ata kanë”, tha Kirillo Budanov, Shef i Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës
Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi se Rusia po tërhiqte trupat nga Hharkovi, duke shtuar se aktiviteti më i madh i forcave ruse është vërejtur në drejtimet e Slobodanskut dhe Donjeckut. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendon se më shumë se 1000 vendbanime janë kthyer nën pushtetin e Kievit.
“Ne po vazhdojmë të rindërtojmë territoret e ç’okupuara të Ukrainës. Nga sot kemi çliruar 1015 vendbanime, duke përfshirë gjashtë në 24 orët e fundit. “Atje po rindërtojmë energjinë elektrike, furnizimin me ujë, komunikimet, transportin dhe shërbimet sociale”, tha Volodimir Zelenski- Presidenti i Ukrainës
Më shumë se gjashtë milionë njerëz janë larguar nga vendi që nga fillimi i luftës në Ukrainë, kjo sipas UNHCR-së, është kriza më e madhe e refugjatëve që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.