Shefi i IPK-së: Presim që procesi i gradimit për rreshterë të kthehet në pikën zero

09 korrik 2024 | 11:17

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj, në raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, lidhur me  procesin e gradimit për rreshterë në Policinë e Kosovës, ka thënë se procesi duhet të kthehet në pikën zero për shkak të cenimit dhe dyshimeve për keqpërdorime.

Hodaj ka thënë se gjetjet e tyre dëshmojnë se bëhet fjalë për një proces me lëshime.

“Kemi ardhur në fazën kur kemi hartuar një dokument me listën e të gjeturave dhe kemi dhënë rekomandimet tona. Kemi venë në pah se procesi është përcjellë me disa lëshime në fazën e konkurrimit dhe nevoja e rishikimit e harmonizimit të bazës ligjore, kemi hasur se në disa raste nuk është respektuar kriteri etnik në panelet vlerësuese. Ne nuk kemi gjetur të gjetura që inkriminojnë penalisht dikë që brenda ka qenë i përfshirë në proces”, ka thënë Hodaj.

Hodaj ka thënë se s’ka dyshim të arsyeshëm për shpërndarje të testeve.

“Janë evidentuar raste kur pjesë e listës për kandidatë kanë qenë edhe persona që nuk u është kryer testi i vlerësimit të përformancës. Nuk ka pas shpërndarje të testit të kandidatëve të caktuar, pra s’ka dyshim të arsyeshëm për një hetim penal. Testet që janë përdorë janë selektuar në momentet e fundit”, ka thënë Hodaj.

Javë me parë Inspektorati i Policisë së Kosovës ka realizuar një inspektim lidhur me procesin e gradimit për rreshterë në Policinë e Kosovës pas disa dyshimeve që në këtë proces ka pasur keqpërdorime.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, i ka…