Shefi i kabinetit të Kurtit fajëson qeveritë e kaluara për rritjen e çmimit të vajit
10 mars 2022
| 16:15
Shefi i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi ka fajësuar qeverisjet 20-vjeçare për ngritjen e çmimit të vajit.
“Një gazetare e pyeti pronarin e fabrikës sa e shet vajin. Ai u përgjigj: ‘2.10’. Në markete çmimi gjithandej i njëjtë: 3.49 euro. Nuk është koha që në një krizë ndërkombëtare, në një shtet të varfër që sapo ka fillu me u çliru nga keqeverisja e këtij 20-vjeçarit te fundit, tregtarët me pakicë të synojnë SUPER-PROFIT në kurriz të qytetarëve”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.