Shefi i kabinetit të ministres Gërvalla reagon për rastin e ambasadorit Berishaj

22 prill 2022 | 22:23

Shefi i Kabinetit të ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, Sharr Jakupi, ka reaguar në lidhje me rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt.

Berishaj u akuzua nga mediat në Slloveni se është i përfshirë në një skandal për shpëlarje parash.

Sharr Jakupi ka theksuar se duhet të jemi të kujdeshëm ndaj pretendimeve që përveçse janë mohuar nga ambasadori po bëhen në kuadër të një gare elektorale në një vend tjetër.

“Ambasadori jonë në Kroaci, Martin Berishaj i ka mohuar akuzat e bëra në drejtim të tij duke paralajmëruar po ashtu edhe padi ndaj mediumit slloven që ka bërë një raportim të tillë. Duhet të jemi të kujdeshëm ndaj pretendimeve që përveçse janë mohuar nga ambasadori po bëhen në kuadër të një gare elektorale në një vend tjetër”, ka shkruar Jakupi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se: “Kërkesa për sqarime mbi të vërtetën është gjithmonë legjitime. Si qeveri ne jemi të përgjegjshëm dhe llogaridhënës, por jemi të interesuar për llogaridhënie mbi të vërteta të dëshmuara dhe prova e jo pretendime dhe akuza”, ka shkruar Sharr Jakupi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 21 prill 1998 para 24 vitesh, atëherë kur historia…