Shefi i kompanisë Pfizer viziton Tiranën, kujton dhuratën nga Rama në Nju Jork
Shefi i kompanisë Pfizer, Albert Bourla ishte në Tiranë për të parë nga afër kushtet e ruajtjes së vaksinave dhe për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me vaksina Pfizer.
Ata vizituan ambientet e Air Albania.
Bourla thuri lavde për kryeministrin shqiptar duke e quajtur lider të njohur dhe tregon se I ka lënë përshtypje insistimi i Ramës për ta takuar.
“Isha shumë i lumtur të ndihmoj Shqipërinë. E njihja kryeministrin se ai është një lider i njohur jo vetëm në Shqipëri por dhe në Ballkan e Evropë. Pata kënaqësinë ta takoja në prag të pandemisë ku shprehu vullnetin për tu takuar personalisht në Nju Jork.
Isha i impresionuar pasi askush nuk udhëtonte. I thamë të bënim një video call por ai tha se unë dua tju takoj personalisht dhe ne i hapëm derën në Nju Jork. Ai nuk u kujdes vetëm për vendin por kishte dhe planin si do të realizohej vaksinimi” tha Bourla në një prononcim për median.
Më tej presidenti i kompanisë Pfizer tregon dhe dhuratën që i ka dhënë Rama në takimin e parë në Nju Jork. Një pikturë.
“E kam në zyrën time” tha ai.