
Shefi i McLarenit: E dimë se Piastri dhe Norris do të përballen fort në pistë
Me fitoren e arritur në garën e fundit në Jedah, piloti Oscar Piastri ka marrë frenat e renditjes dhe ndoshta ka marrë edhe kreun e hierarkisë te McLaren, duke lënë pas Lando Norris.
Ai bëhet australiani i parë që kryesoi Botërorin e Formula 1 dhe synon ta mbajë kreun edhe pas garës së kësaj fundjave në Majemi. Në Florida, Piastri mbërrin si favorit dhe mbetet për t’u parë nëse mund ta përballojë presionin që Norris do të ushtrojë. Kjo do të thotë se dy pilotët e McLaren do të përballen fort në pistë për fitoren, çka pritet të jetë një duel që do të përsëritet disa herë përgjatë këtij sezoni. CEO i McLaren, Zak Brown, është i bindur për këtë përballë dhe pranon se për të është thjesht çështje kohe që gjërat të ndërlikohen.
“E dimë se është më shumë një ‘KUR’ se sa një ‘NËSE’. Kemi dy pilotë të shkëlqyer që garojnë fort dhe diçka do të ndodhë. Kjo është bota e garave, kështu që jam i emocionuar”, ka thënë Brown.