Shefi i Mercedesit: Në garën tjetër mund të korrim fitoren e parë
Në këtë fillim zhgënjyes të kampionatit të Formula 1, Mercedesi nuk kishte arritur ende në podium. Magjia u prish në garën e nëntë të sezonit, atë të Kanadasë, në të cilën George Russell zuri “pole position” dhe përfundoi i treti, pak përpara shokut të skuadrës Lewis Hamilton.
“Kur George vuri gomën e fortë, ne ishim të shpejtë dhe ai tregoi ritëm të shkëlqyeshëm. Për një moment menduam për fitoren, por nuk duhet të jemi shumë të pangopur”, shpjegoi Toto Wolff, që gjatë garës i kërkoi britanikut të fokusohet të pista.
“Nga njëra anë Russell ishte shumë brilant, nga ana tjetër ndoshta mund të kishte shmangur disa gabime. Gjithsesi, ajo që ka rëndësi është t’u jepet shoferëve një makinë të shpejtë”, ka shtuar Wolff, që ka një farë keqardhje pasi Mercedesi edhe mund ta kishte fituar këtë garë.
“Aspekti pozitiv është se kemi bërë një hap të vërtetë përpara, po sjellim pjesë të reja dhe drejtimi i zhvillimit është pozitiv. Kronometri do të jetë gjyqtari, por në tre garat e fundit kemi sjellë shumë pjesë të reja, të dukshme dhe më pak të dukshme, të cilat kanë kontribuar në rritjen e performances”, ka deklaruar Wolff. Shefi i Mercedesit shprehet se s’do të ndalet këtu: “Në fabrikë bëmë një përpjekje të madhe, që nga Imola e këndej hodhëm hapat e duhur. Kemi gjëra të reja që vijnë, më shumë përditësime për Barcelonën, të cilat duhet të na ndihmojnë”.