
Shefi i Mercedesit: Per ne po fillon një kapitull i ri pa Hamiltonin
Lewis Hamiltoni wshtw larguar nga Mercedesi pas 12 vitesh. Shtatë herë kampioni i botës tani vesh kostumin e Ferrarit, ndaj për makinën gjermane fillon një epokë e re. I këtij mendimi është shefi i Mercedesit, Toto Wolff, që në krah të George Russell tashmë ka 18-vjeçarin italian Kimi Antonelli.
Për herë të parë anglezi do ta gjejë veten në rolin e “veteranit”, ndërsa italiani është i ri dhe i talentuar, por duhet të dëshmojë që nga kjo fundjavë në pistën australiane.
“Në Australi ne do të shkruajmë rreshtat e parë të kapitullit tonë të ardhshëm. Vitet e ardhshme do të përpiqemi të vendosim standarde të reja dhe të realizojmë ëndrra të reja. Kjo do të na përfshijë të gjithëve, nga pilotët te mekanikët, të gjithë në Brackley dhe Brixworth dhe natyrisht fansat tanë”, ka thënë Wolff.
“Me George dhe Kimi, dy talentë të rritur në shtëpi nga programi ynë i të rinjve, ne kemi një linjë të fortë pilotësh që ndërthur përvojën, rininë dhe shpejtësinë. Kjo është një dyshe emocionuese që do të na çojë në epokën tonë të ardhshme. Këtë fundjavë do të kemi një pasqyrë më të qartë për këtë”, ka shtuar Toto Wolff. Duke folur për rivalët, ai ka shtuar: “Rivalët tanë e përfunduan sezonin 2024 në një nivel të lartë dhe e dimë se Ferrari, Red Bulli dhe McLareni në veçanti duhet të kenë një avantazh të hershëm ndaj performancës sonë. Jemi të kënaqur me punën e bërë jashtë sezonit dhe testet në Bahrein”.