Shefi i NATO-s bisedon me Kurtin: Të gjitha palët ta ruajnë qetësinë

02 gusht 2022 | 13:32

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Përmes llogarisë se vet në “Twitter”, Stoltenebergu ka thënë se të gjitha palët duhet ta ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme.

“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar Stoltenbergu.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Formimi i një grupi punues për shqyrtimin e Projektligjit për…