Shefi i NATO-s i bën thirrje Iranit të përmbahet nga dhuna
08 janar 2020
| 14:54
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se i dënon sulmet raketore të Iranit në bazat ushtarake të Amerikës në Irak.
“NATO i bën thirrje Iranit të përmbahet nga dhuna e mëtejshme. Aleatët vazhdojnë të këshillohen dhe të mbeten të përkushtuar për misionin tonë trajnues në Irak”, ka thënë Stoltenberg.