Shefi i NATO-s: Mandati i KFOR-it është i pathyeshëm

20 qershor 2023 | 13:46

Përshkallëzimi i tensioneve në mes të Kosovës hde Serbisë ka qenë në fokusin e takimit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

“Angazhimi i NATO-s ndaj mandatit të OKB-së është i pathyeshëm”.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar që mjedisi atje të jetë i sigurt dhe do t’u japim të gjithë të përfshirëve të njëjtin nivel sigurie. Nëse është e nevojshme do të ndërmarrim hapa të mëtejshëm, por do te vazhdojmë dialogun e nisur nga BE-ja”, ka thënë Stoltenbergu.

Vetëm një ditë më parë, komandanti i KFOR-it, gjenerali Angelo Michele Ristuccia, i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit të heqin dorë nga retorikat e kota dhe t’i kthehen bisedimeve.

“I bëj thirrje të dyja palëve të shmangin retorikën e panevojshme dhe ta përballojnë këtë sfidë duke u kthyer në tryezën e negociatave, e cila është mënyra e vetme për të zgjidhur situatën”, ka thënë ai.

Edhe Brukseli pret “hapa të prekshëm” nga autoritetet në Prishtinë dhe Beograd për të reduktuar përshkallëzimin në Kosovë.

Të hënën, zëdhënësi i Komisionit Evropian për çështje të jashtme, Peter Stano, ka thënë se kryeministri i Kosovës Aljbin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ende nuk e kanë konfirmuar mbërritjen e tyre në Bruksel për “takimin e krizës”, në të cilin Borrelli i ka ftuar për të gjetur një zgjidhje për krizën e fundit në veri të Kosovës dhe diskutojnë zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Peter Stano ka përmendur dy takime të ardhshme, duke përfshirë samitin e BE-së më 29-30 qershor, ku vendet anëtare të BE-së mund të diskutojnë masat kundër të dy palëve nëse nuk arrijnë të bashkëpunojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fillimi i një biznesi në kujdes dhe pastrim mund të…