Shefi i NATO-s, thirrje Putinit t’i japë fund luftës menjëherë

09 maj 2022 | 09:00

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shfrytëzuar “Ditën e Fitores” për t’i bërë thirrje liderit rus që t’i japë fund luftës në Ukrainë menjëherë.

Ai i ka thënë gazetës gjermane Die Welt se Vladimir Putin duhet të tërheqë trupat e tij nga Ukraina dhe të fillojë negociatat e paqes. “Ne qëndrojmë fort në krah të Ukrainës dhe do të vazhdojmë ta ndihmojmë vendin të ushtrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje”, tha ai.

Stoltenberg thotë se presidenti rus e ka përdorur rregullisht fjalimin e tij të 9 majit për të përhapur gënjeshtra për Perëndimin dhe për të kritikuar NATO-n: “Unë pres që Putini përsëri më 9 maj të këtij viti të përhapë gënjeshtra për NATO-n dhe Perëndimin në tërësi”.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet e Rusisë se NATO ka vepruar në mënyrë agresive, duke këmbëngulur se është një aleancë mbrojtëse e ndërtuar për të siguruar paqen dhe për të mbështetur vlerat e lirisë dhe demokracisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alekxander Botsan-Kharchenko, ka thënë se…