Shefi i OSBE-së dhe ministri i Krasniqi diskutojnë për peticionin në veri
19 janar 2024
| 14:27
Shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport është takuar me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, me të cilin ka biseduar për kryetarët e komunave në veri të vendit.
Në lidhje për udhëzimin administrativ, shefi i OSBE-së, ka theksuar se ky proces të ecë pa probleme dhe në përputhje me ligjin.
“Takimi i mirë sot me ministrin Elbert Krasniqin. Diskutuam për zbatimin e ligjit dhe udhëzimin administrativ për largimin e kryetarëve të komunave. Theksova rëndësinë që ky proces të ecë pa probleme, në përputhje me ligjin dhe rregulloret. Ashtu si me zgjedhjet, largimi duhet të jetë i lirë, i drejtë dhe demokratik”, ka shkruar Davenport në platformën “X”.