Shefi i policisë: E marr përgjegjësinë për vrasjen e ish-kryeministrit Shinzo Abe

09 korrik 2022 | 15:46

Shefi i policisë së prefekturës ku u vra ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, tha se merr përgjegjësinë për dështimin e sigurisë që rezultoi në vrasjen e ish-kreut japonez.

Shefi i policisë në Nara, Tomoaki Onizuka, tha, në një konferencë shtypi të shtunën, se personeli i sigurisë së Abe ndoqi planin e miratuar të Onizuka, shkruan CNN.

“Pasi raportimi i parë i incidentit erdhi në orën 11:30, dhe situata u zbulua, ishte kulmi i fajit dhe keqardhjes që kam ndjerë në 27 vitet e mia në zbatim të ligjit”, tha ai.

“E ndjej peshën e përgjegjësisë”, shtoi Onizuka, duke tingëlluar thellësisht emocionues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në aksidentin e sotëm në Gllarëve të Klinës, kanë mbetur…