Shefi i policisë në jug të Francës vdes nga plagët e një sulmi me thikë
27 shtator 2018
| 17:09
Një shef policor është sulmuar për vdekje në qytetin Rodez, në jug Francës.
Pascal Filoe është therur me thikë tri herë në mes të rrugës, nga një individ i njohur nga policia.
Rrjeti francez i radios, “France Info” ka raportuar se qeni i të dyshuarit është larguar nga ai një javë më parë.
Kjo gjë më pas është thënë se ka ndikuar që i dyshuari të kërcënojë disa zyrtarë të qytetit.
Filoe ka vdekur nga plagët e marra në spital, pak kohë pasi ka ndodhur sulmi.
Kryetari i qytetit, Rodez, Christian Teyssedre, i ka thënë agjencisë së lajmeve “AFP”, se Filoe ka qenë baba i tre fëmijëve.
Zyrtarët kanë njoftuar se zyrtarëve të përfshirë në këtë sulm do t’iu mundësohen disa këshillime psikologjike.