![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/02/veliu-5.jpg)
Shefi i ri i EULEX-it: Jemi të përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim shefin e Misionit të EULEX në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark.
Në këtë takim, ministri Veliu ka falënderuar misionin e EULEX-it për kontributin që e kanë dhënë në sundimin e rendit dhe ligjit, duke theksuar se në kuadër të kompetencave që ka ky mision, MPBAP-i do të ofrojë bashkëpunimin e ngushtë të institucioneve të sigurisë në Kosovë në koordinimin e veprimeve të përbashkëta me këtë mision.
Ministri Veliu ka theksuar se në bashkëpunim me misionin e EULEX-it dhe partnerët tanë do të diskutojnë shpejt çështjen e strategjive kundër terrorizmit, ekstremizmit dhe menaxhimin e kufijve të integruar dhe çështje tjera me rëndësi që do ta përmirësojnë sistemin.
Ndërsa në anën tjetër Wigemark ka theksuar se misioni i EULEX-it është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës, dhe gjithashtu është i kënaqur me gatishmërinë e ministrit Veliu për bashkëpunim të mëtutjeshëm.
/Epoka e re/