Shefi i ri i EULEX-it viziton BIK-un
28 qershor 2023
| 10:17
Shefi i ri i Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë-EULEX, Giovanni Pietro Barbano, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit, raporton EO.
Barbano u shpreh se “është tejet e rëndësishme të respektohen të drejtat e të gjitha minoriteteve që banojnë në Kosovë”.
Myftiu Tërnava njëkohësisht i uroi shefit të ri ditë të mira në Kosovë.