Shefi i ri i NATO-s: Prioritet është rritja e mbështetjes ndaj Ukrainës
03 tetor 2024
| 16:47
Sekretari i ri i NATO-s, Mark Rutte ka thënë se vizita e tij në Ukrainë ishte e rëndësishme për të diskutuar me presidentin e ukrainas për nevojat e mbështetjes ndaj këtij vendi.
Rutte në platformën “X” ka shkruar se është prioritet i tij që ndihma ndaj Ukrainës të rritet.
“Si sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s është prioriteti im që ta çoj përpara këtë mbështetje për të siguruar që Ukraina të mbijetojë”, ka shkruar ai.
Ukraina ishte vizita e parë zyrtare në një vend e Ruttes pas marrjes së detyrës si kreu i NATO-s ditë më parë.