Shefi i ri i ushtrisë britanike: Mbretëria e Bashkuar duhet të jetë gati për të luftuar në 3 vjet
Kreu i ri i ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, gjenaral Sir Roland Walker ka thënë se Britania duhet të jetë gati për të luftuar në 3 vjet.
Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se lufta nuk është e pashmangshme dhe se ushtria ka kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për të shmangur konfliktin.
Në qendër të planit ishte dyfishimi i fuqisë luftarake të ushtrisë deri në vitin 2027 dhe trefishimi i saj deri në fund të dekadës. Teksa mbajti fjalimin e tij në parë në këtë rol, gjenerali Walker tha se Mbretëria e Bashkuar po përballet me një bosht trazirash.
Gjenerali tha se një ndër kërcënimet kryesore me të cilat përballet Britania e Madhe në vitet e ardhshme është një Rusi e zemëruar, e cila mund të kërkojë hakmarrje kundër Perëndimit për mbështetjen e Ukrainës.
“Nuk ka rëndësi se si përfundon. Mendoj se Rusia do të dalë prej saj ndoshta më e dobët, por ende shumë, shumë e rrezikshme dhe duke dashur një formë ndëshkimi për atë që kemi bërë për të ndihmuar Ukrainën.”
Ai tha se rruga drejt luftës nuk është e paepur nëse Mbretëria e Bashkuar rithemelonte forca tokësore të besueshme për të mbështetur strategjinë e saj të parandalimit për të shmangur luftën. Gjenerali kërkoi që ushtria britanike të modernizohej shpejt, duke përfshirë dhe fokusimin në inteligjencë artificiale.