Shefi i ri i zyrës së BE-së në Kosovë takon presidentin Thaçi
Shefi i ri i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka takuar sot presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka bërë me dije se ka kërkuar mbështetje nga Thaçi për të gjetur konsensus në çështjet kryesore, dialogun, ekonominë dhe krijimin e vendeve të reja të punës. “Kërkova mbështetjen e Presidentit për të gjetur konsensus për çështjet kryesore për përparimin e Kosovës: dialogu, ekonomia dhe krijimi i vendeve të punës. MSA/ ERA, IPA dhe bashkëpunimi rajonal, janë kruciale”, ka shkruar ai.
Good 1st mtg w/ @HashimThaciRKS today. Said EU support to Kosovo continuous: proof is Covid19 w/ €168m EU assistance to 🇽🇰. Asked President’s support to find consensus on key issues for Kosovo’s progress: dialogue, economy & job creation. SAA/ERA, IPA & regional coop. crucial. pic.twitter.com/QDeBZQJh1L
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) September 4, 2020